Ministria e Financave projektligj nëse pensionistët duhet të paguajnë apo jo sigurime shoqërore kur janë të vetëpunësuar

A duhet të paguajnë pensionistët sigurime shoqërore kur janë të vetëpunësuar? Kësaj pyetje, për një çështje shumë të debatueshme prej vitesh, është përpjekur ti japë përgjigje ministria e Financave, nëpërmjet një projektligji që amendon disa pika të ligjit për sigurimet shoqërore.
Duke qenë së kësaj kategorie pensionistësh, koha e punësimit nuk u njihet si periudhë sigurimi edhe pse paguajnë kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, është kërkuar nëse kjo kategori duhet të përjashtohet nga pagesa e këtyre kontributeve.
Në lidhje me përjashtimin nga pagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore të pensionisteve të punësuar në sektorin privat personat e punësuar paguajnë kontribute në të gjitha degët e sigurimeve shoqërore dhe kanë të drejtë për të gjitha përfitimet e parashikuara në ligj.
Kontributet e të punësuarve nën një kontratë pune ndahen ndërmjet personit të siguruar dhe punëdhënësit të tij, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe derdhen nga punëdhënësi. Personat ekonomikisht aktiv (punëdhënës dhe të vetëpunësuar) janë të detyruar të paguajnë vetëm në dy degë, barrëlindje dhe pensione.
Por duke qenë se i punësuari kontribuon në të gjitha degët e sigurimeve shoqërore dhe kontributet paguhen midis tij dhe punëdhënësit, në relacion nënvizohet se përjashtimi nga pagimi i kontributeve pensionistëve të punësuar në sektorin privat do të deformonte tregu e punës, dëmtonte skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të sillte problematika lidhur me administrimin fiskal.
Punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin pensionistë, ndërkohë që përjashtimi i pensionistëve të vetëpunësuar me statusin e personit fizik në sektorin privat nuk do të përbënte një problem, përveç pakësimit të të ardhurave në degën e sigurimeve shoqërore të barrëlindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute dhe pagesa në këto dy degë të sigurimit nuk u garanton një mbrojtje të shtuar.
Për këtë arsye, nëpërmjet këtij projektligji synohet të mundësohet lehtësimi nga barra e pagesës së kontributeve vetëm të pensionistëve të pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat.
/rtsh.al/ a.meta/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




