Tatimet njoftojnë: Librat e shitjes dhe blerjes nga muaji mars në format excel nëpërmjet e-filing

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke filluar nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht, por në format excel nëpërmjet e-filing.
Ky zhvillim i ri mundëson transferimin e të dhënave te librave automatikisht në E-filing në Portalin Selfcare, nga data 1-10 të muajit pasardhës.
Sipas njoftimit librat e shitjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11.
Për informacionet e mëtejshme ndiqni linkun e mëposhtëm.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



