Rritje të bashkëpunimit tregtar me Britaninë e Madhe, Ibrahimaj: Shqipëria ka një varg projektesh!

Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë si synim të arrijnë në 4 miliardë paund vlerë dhe marrëdhënie më të ngushta tregtare mes dy vendeve.
Në takimin që u zhvillua mes Drejtorit Ekzekutiv të Eksportit dhe Financave të Mbretërisë së Bashkuar Tim Reid dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u bë e ditur se ky plan shënon dyfishimin e synimit për riskun tregtar të publikuar më parë, mbi mbështetjen e UKEF për Shqipërinë, duke theksuar potencialin e madh në dispozicion të eksportuesve britanikë.
Drejtori Ekzekutiv i UKEF Reid u shpreh se vëllimi i tregtisë me Shqipërinë po rritet në mënyre drastike, duke treguar prirjen për eksporte britanike.
Sektorët ku do të synohen rritje bashkëpunimi janë energjia e rinovueshme, shëndetësia dhe transporti.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Ibrahimaj tha se Shqipëria ka një varg projektesh kyç infrastrukturore që kanë nevojë për investime nga jashtë.
Kjo marrëveshje për të punuar më ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar po u dërgon një sinjal bizneseve britanike se Shqipëria ka tregje të gatshme për produktet e BM dhe mund ti mbështesë në ambiciet e eksportit.
UKEF ka Drejtorinë Ndërkombëtare të Eksportit dhe Financave (IEFE) në Ballkanin Perëndimor që punon krah ekipeve të qeverive në këto vende, si dhe mbulon Europën Qendrore dhe atë Lindore.
Vlera totale e eksporteve me Shqipërinë ka arritur shifrën 144 milionë paund në 12 muaj deri në Shtator 2022, një rritje prej 97 milionë paund me çmimet aktuale.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




