Sektori i përpunimit të qumështit humb terren, Hoxha: Të përafrohet skema mbështetëse vendase me vendet e rajonit

Sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit ne vend po përballet me një rënie të prodhimit vendas, kjo ka bërë që kompani shqiptare ta importojnë lëndën e parë nga vendet e rajonit. Kjo situatë po reflektohet në rritjen e çmimit te qumështit dhe nënprodukteve e tij të cilat po shiten me çmimet më të larta ndonjëherë.
Por cilat janë arsyet që po ndikojnë zvogëlimin e volumeve të prodhimit vendas në tregjet.
Aspekt tjetër që ka ndikuar në prodhimin vendas është edhe prania e lartë e produkteve informale në treg.
Rrrugëdalja për situatën është përafrimi i skemës vendase me skemat e rajonit duke subvencionuar çdo litër qumësht, çdo krerë dhe çdo sipërfaqe e mbjedhë për blegtorinë.
Për drejtorin Ekzekutiv, Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxhën, aspekt tjetër i rëndësishëm i cili do t‘i vinte në ndihmë sektorit është edhe përafrimi i TVSH me vendet e rajonit në nivelet 5% deri 8%.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




