KESH synon të blejë lëndë djegëse për dy TEC-et lundruese në Vlorë

Ekonomi | 4 vite më parë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ( KESH ) ka njoftuar se në kuadrin e zhvillimit të projektit të prodhimit të përkohshëm të energjisë elektrike termikenë qarkun e Vlorës, synon të sigurojë lëndë kryesore të djegshme për prodhimin e energjisë.

Në një njoftim në faqen e tij në internet KESH kujton se aseti gjenerues i përkohshëm termik përbëhet nga dy asete prodhimi lundruese me fuqi totale të instaluar prej 110 MW. 

KESH nënvizon se është i interesuar për furnizimin me lëndë djegëse të llojit HFO, konkretisht naftë me përmbajtje të ulët squfuri, në nivel max. 0.5%, RME 180 cts, sipas ISO 8217, për një periudhë kohore maksimumi prej 2 (dy) vjet. 

Gjithnjë sipas KESH sasia minimale do të jetë 100,000 (njëqind mijë) ton në vit. 

TEC-et lundruese mbërritën në Shqipëri në vitin 2022. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. 

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme