Çmimi i produkteve të bulmetit, tregtarët lajmërojnë rritje deri 37%, shqetësohen konsumatorët
Një pjesë e tregtarëve të bulmetit në Tiranë janë informuar nga kompanitë e prodhimit, se produktet e deles dhe dhisë, të cilat janë në proces prodhimi do të dalin në treg me çmim të rritur. Sipas tyre rritja e çmimit nuk do të aplikohet për qumështin e lopës dhe nënproduktet e tij. Ndërsa për produktet e deles e të dhisë mund të shkojë deri në 37%.
Nga ana tjetër konsumatorët, veçanërisht ata të moshës së tretë, shprehen të shqetësuar për një tjetër rritje të paralajmëruar të çmimit të bulmetit. Ndërkohë gjatë vitit 2022 çmimet e produkteve të bulmetit pësuan një rritje të ndjeshme, me rreth 25%.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




