Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen

Ekonomi | 4 vite më parë

Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar ku fitues ishte kompania Alb-Building me ofertën rreth 18 milionë euro pa TVSH, së fundmi është konfirmuar edhe emri i kompanisë mbikëqyrëse.

ARRSH njoftoi se INVICTUS është kompania fituese për kontratën e supervizionit ““Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)” me një vlerë 18.4 milionë lekë.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Ky aks rrugor lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit dhe Shqipërinë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. 

Nga ana e MIE është kërkuar realizimi i një ndërhyrje për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve në segmentin rrugor nga Dalja e Qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë. 

Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. 

Investitori është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana manaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike”, thuhet në dokument.

 

/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme