Kadastra nënshkruan marrëveshje me Dhomën e Noterisë, Lame: Shërbime në kohë reale

Agjencia Shqiptare e Kadastrës nënshkroi me Dhomën e Noterëve marrëveshjen për operacionet pronësore dhe firmosjen elektronike. Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale, falë firmosjes elektronike të noterëve.
“Ka një qëllim të vetëm, marrjes në kohë reale të shërbimit nga ana e qytetarëve, duke shmangur ecejaket Qytetar – Noter, Noter – Postë, Postë – Kadastër, Kadastër – Postë, Postë – Noter, e plot të tjera, pa shtuar këtu xhiron nëpër Banka për të paguar faturat. Dhe e gjitha, do të bëjë të mundur pajisjen me shërbimin e kërkuar brenda 48 orëve nga konfirmimi i pagesës për aplikimin e kërkuar”, tha Lame.
Shërbimet që do të ofrohen nga e hëna përmes nënshkrimit elekrtonik të noterëve.
- Regjistrim i kontratës së shitjes
- Regjistrimi i kontratës së dhurimit
- Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia
- Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë.
- Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë me vlerë nga 1 milion deri 10 milion lekë.
- Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10 000.000 lekë.
- Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme.
- Regjistrimi i kontratave të shitjes, dhurimit, me rezerve / kusht të pasurisë së paluajtshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




