Mbyllet procesi i regjistrimit në Gjirokastër, 10 mijë prona të regjistruara

Ekonomi | 4 vite më parë

Gjirokastra ka qenë stacioni i radhës i Kadastrës Shqiptare në procesin e regjistrimit për herë të parë të pronave. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, Lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit.

Gjirokastra bën pjesë në ato qytete në të cilat nuk kishte përfunduar asnjëherë regjistrimi fillestar i pronave që prej viteve të Pavarësisë. Për më tepër, ky proces nuk ishte kryer as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara gjatë dhjetëvjeçarëve të periudhës para 1990.

 “Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domosdoshëm për shpëtimin e tyre”. tha Lame.

“Kjo, sepse pa kryer këtë proces është gati e pamundur që ato të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e rimëkëmbjes, të restaurimit, të kredimarjes, të rijetëzimit e kështu me radhë”, shtoi ai.

Të njëtat problematika komplekse janë ndeshur vitet e fundit në regjistrimin fillestar në Lagjen Kala në Elbasan, në Himarë, në Berat, etj.

Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, Zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e çojnë në mbi 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të qytetit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme