Krifca: 30 mijë hektarë me grurë do të mbështeten nga qeveria

Ekonomi | 4 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se në skemën e mbështetjes për kultivimin e grurit kanë aplikuar 7470 fermerë me një sipërfaqe të vetëdeklaruar që shkon në rreth 30 mijë hektarë.

Duke folur në parlament zonja Krifca tha se skema e mbështetjes së prodhimit të grurit është një politikë e re, që nuk e ka aplikuar asnjë qeveri më parë.

“Bordi i Transparencës do t’i japë prioritet prodhimit vendas të grurit. Politika jonë synon nxitjen e prodhimit të grurit për efekt tregtimi. Kjo është një masë që redukton ndjeshëm koston e prodhimit”, tha ajo.

Ministrja Krifca tha se në total nga skemat mbështetëse kanë përfituar 39 mijë fermerë, ndërkohë që deri në fund të vitit kjo shifër shkon përtej 40 mijë fermerëve të mbështetur.

“Eksportet bujqësore vijojnë të kenë performancë tejet pozitive. Kemi 22 % rritje në vlerë dhe 20 % rritje në sasi, llogariten 55 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe 44 mijë tonë prodhime bujqësore më shumë”, tha Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme