A është Shqipëria gati për t’u anëtarësuar në BE? Rama: Jemi optimistë. Është rruga e vetme që kemi zgjedhur

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria është një nga nëntë vendet që tentojnë të anëtarësohen në BE. Cili është procesi dhe a është gati për t’u bashkuar? Për t’u bërë një vend anëtar i BE-së, çdo vend kandidat duhet të plotësojë një sërë kërkesash strikte. Procesi i anëtarësimit përbëhet nga tre faza kryesore që kërkojnë miratim nga të 27 vendet e BE-së.

Shqipëria aplikoi për në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit pesë vjet më vonë, në 2014 – ky shënoi hapin e parë drejt anëtarësimit. Në vitin 2022, Shqipëria kaloi në fazën e dytë dhe filloi procesin e negociatave me Komisionin Evropian.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, i tha Euronews se “bisedimet e anëtarësimit janë burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive të shtet- ndërtimit që njerëzimi ka krijuar, falë BE-së”.

“Tani, ne duhet ta përdorim këtë transferim të njohurive në mënyrën më të mirë të tij për të ndërtuar këtu një shtet të ngjashëm me anëtarët, një shtet demokratik, një shtet funksional me qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit. Dhe pastaj ne do të bashkohemi, me shpresë.”

“Për ne është rruga e vetme që kemi zgjedhur të lirë, pas shekujsh në pamundësi për të zgjedhur ku dhe kush donim të ishim. Jemi optimistët më të mëdhenj për unionin në të gjithë Evropën bazuar edhe në sondazhet e BE dhe unë besoj shumë që kjo është e lidhur me historinë tonë dhe me bindjen e brendshme për të qënë pjesë e hapësirës, paqes dhe lirisë”, ka thënë Rama.

Që nga themelimi i saj në 1957, BE-ja është zgjeruar shtatë herë, me Kroacinë që është shtesa më e fundit në 2013. Euronewsbusiness

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme