Abissnet Supreiore në RTSH/ Ledio Beqja lojtari më i ri i Dinamo City

Dinamo City i ka bërë një tjetër dhuratë Ilir Dajës duke siguruar shërbimet e Ledio Beqjës. Ish-mesfushori i Teutës është larguar përfundimisht nga ekipi hungarez i ETO FC Győr për t’u rikthyer në Superiore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dinamo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Edhe pse kishte kontratë deri në qershor të vitit 2028 me ekipin hungarez, 24-vjeçari u transferua te dinamovitët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




