Abrahami e dërgon Chelsean në krye, 2-0 në fushën e Newcastle

Chelsea i Frank Lampard mori fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe fiksoi (për momentin) kryesimin e renditjes së kampionatit anglez. Një fitore vendimtare në fushën e Newcastle, 2-0. Një autogol i Fernandez hapi ndeshjen pas 10 minutash lojë. Më pas është Abraham që ka mbyllur llogaritë në minutën e 65-të, pas një veprimi të bukur me Werner. Kjo është humbja e dytë radhazi për Magpies.
Me nëntë ndeshje të zhvilluara, Chelsea momentalisht mban vendin e parë në kuotën e 18 pikëve. 5 fitore, 3 barazime, 1 humbje. 22 gola të shënuar dhe 10 të pësuar, skuadra e trajnerit Lampard bën pjesë tea to skuadra me sulmin më të mirë në Premier League. Newcastle momentalisht është pozicionuar në vendin e 13-të në kuotën e 11 pikëve. 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




