Abuzimi me të miturën, Apeli refuzon kërkesën e mjekut Dervish Hasi për lirimin nga burgu

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e mjekut Dervish Hasi për lirimin nga qelia. Hasi kishte kërkuar masë sigurie më të butë, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Hasi akuzohet për pornografi dhe trafikimit të miturish.
42-vjeçari Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg në Tiranë, u prangos nga Policia me akuzën se prej dy vitesh abuzonte seksualisht një të mitur.
Hasi njihet si besimtar mysliman, ndërsa kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt.
Në dëshminë e tij, Hasi ka deklaruar se me 16-vjeçaren ishin martuar prej 2 vitesh me dëshmitarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




