“Acuna, je majmun”, arbitri ndërpret ndeshjen Getafe-Sevilla

Një tjetër episod racizmi ka goditur futbollin spanjoll. Gjatë ndeshjes mes Getafes dhe Sevillas, me miqtë në avantazh 1-0 falë golit të Sergio Ramos, arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen në minutën e 68-të për disa minuta. Në fakt nga tribuna u dëgjua një fyerje raciste ndaj mbrojtësit të krahut të Sevillas, Marcos Acuna. Arbitri Iglesias Villanueva shkroi në raportin e tij se thirrjet “majmun” dhe “ti vjen nga majmuni” u dëgjuan nga tribuna. Asistenti e vuri re këtë dhe e këshilloi menjëherë arbitrin që të zbatonte protokollin kundër racizmit. Drejtuesi i ndeshjes solli në vëmendje faktet e delegatit në fushë dhe foli me trajnerët dhe kapitenët e të dyja skuadrave përpara se të rifillonte lojën.
Sergio Ramos foli për Dazn Spagna për atë që ndodhi me shokun e tij të skuadrës. “Ne kërkojmë respekt në futboll, që njerëzit të mos vijnë në stadium për të lëshuar avull dhe për të thënë budallallëqe apo për të fyer lojtarët. Ndihmësi dëgjoi një fyerje për Acuna dhe ia tha arbitrit dhe asgjë më shumë. Duhet të ndalojmë këto llojë njerëzish, raportojeni, bëjini të dukshëm dhe ndalojini të hyjnë në stadiume dhe pastroni imazhin e futbollit. Futbolli ekziston për të bashkuar, jo për të ndarë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




