Aderimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Alibeaj: Pro ndryshimit për rendin e ditës, njihni projekt-rezolutën për dënimin e gjenocidit në Kosovë

Politikë | 4 vite më parë

Nisja e seancës plenare ka nisur me miratimin e ndryshimi të rendit të ditës për ratifikimin e protokolleve për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka shprehu qëndrimin e grupit demorkat për ndryshimin e rendit të ditës dhe ka kërkuar nga Kuvendi njohjen e projektrezolutës për dënimin e gjenocidit në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që jemi dakord për ndryshimin e rendit të ditës. Jo vetëm si shprehje e vullnetit politik, por më shumë se kaq. Situata që është duke kaluar planeti e bën rëndësinë e NATO-s si një elerment kyç të garantimit të sigurisë dhe lirisë në këtë planet, Grupi i PD shpreht pro që të futet në rendin e ditës dhe po ju them votën tonë pro për këto dy protokolle. Që në 27 maj kemi paraqitur një projektrezolutë për dënimin e gjenociditi serb në Kosovë. E kam kërkuar disa herë. Ashtu si vullneti ynë pro për dy protokollet për aderimin e dy vendeve në NATO, besoj që është detyrim i çdokujt prej nesh këtu që të mos e shtyni dhe zvarrisni rezolutën që kemi kërkuar ne. Ne sot do shqyrtojmë dhe një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Ashtu siç duhet të shprehim viullnetin pro për Srebrenicën e kemi një detyrim më të madh për gjakun e tonë. Është e njëjta situatë, i njëjti agresor dhe nuk e kutpoj indeiferencën tuaj për ta diskutuar si shenjë vullneti e plotë dhe jo hipokrite për të dënuar gjenocidin serrb në Kosovë, mocioni i debatit duhej të ishte zhvilluar deri në darë 27 qershor. Nuk e kuptoj cila është ajo forcë që ju pengon. Siç dhamë votën pro duhet të ndryshoni rendin e ditës”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme