AFP reportazh për koranin“ Shqipëria betejë për të ruajtur troftën e liqenit të Ohrit”

Aktualitet | 3 vite më parë

Agjencia franceze e lajmeve AFP përmes një reportazhi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mbarështimit të peshkut Koran i cili nuk rritet askund tjetër veçse në liqenin e Ohrit. Specialistët kanë hedhur në ujë grupin e fundit të rasatit të koranit ose siç njihet ndryshe “Trofta e Ohrit”. Kjo specie e veçantë është përballur me shkatërrimin e habitatit, peshkimin e paligjshëm dhe ndotjen e ujit, pjesërisht edhe për shkak të fluksit turistik në brigjet e këtij liqeni. Menaxheri i qendrës së rritjes së peshkut në Lin, Olsi Çekiçi shpjegon përpjekjet për ruajtjen e kësaj specieje të rrallë.

“Ne kemi punuar shumë gjatë tre viteve të fundit për ta hequr atë nga lista e specieve të rrezikuara dhe janë lëshuar 1.7 milionë troftë të rinj vetëm këtë vit”, shprehet Olsi Çekiçi, menaxher i qendrës së rritjes së peshkut Lin.

Sipas specialistëve, rasati i koranit duhet hedhur në ujë gjatë muajve tetor- nëntor kur temperatura e ujit është e ulët, pasi në të kundërt ngordh. Puna për ripopullimin e Liqenit të Ohrit vijon gjatë gjithë vitit. Nga 1 dhjetori deri në fillim të marsit në ujërat e tij ndalohet peshkimi për të parandaluar prishjen e ciklit të mbarështimit të koranit. Përveç përpjekjeve të banorëve dhe autoriteteve lokale, çështja është adresuar edhe nga qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase, të cilat kanë nënshkruar një marrëveshje për të garantuar ruajtjen e kësaj specieje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme