Agjencia e Mbrojtjes Civile, stërvitje për reagimin ndaj përmbytjeve

Aktualitet | 3 vite më parë

Agjencia e Mbrojtjes Civile, stërvitje për reagimin ndaj përmbytjeve

“FloodNorthAlb” ishte stërvitja e parë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Ajo synonte përmirësimin e aftësive reaguese në rast të përmbytjeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale agjensia bën të ditur se misioni i stërvitjes përfshin koordinimin e strukturave vendore dhe ‍qendrore të Sistemit te Mbrojtjes Civile në Shqipëri,  si dhe ato ndërkufitare.

“Takimi Parë për Ushtrimin Kompleks në terren “FloodNorthAlb” shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri. Kjo stërvitje komplekse, me përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, pjesë e konsorciumit, Greqia, Mali Zi, Italia, Qipro, synon përmirësimin e aftësive reaguese në rast të  përmbytjeve”, bëhet e ditur në njoftim.

“Roli kyç i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si partner udhëheqës në këtë bashkëpunim me partnerët vendore dhe ndërkombëtar, shërben për të krijuar një sistem të fortë të gatishmërisë dhe reagimit në rast të fatkeqësive të mëdha. 

Angazhimi i strukturave operacionale, pushtetit vendor, dhe institucioneve të Mbrojtjes Civile, si dhe mbikëqyrja e Brukselit, theksojnë përpjekjet për forcimin e sistemit dhe përparimin drejt standardeve europiane, bëhet e ditur në njoftim.

“Bashkë drejt një sistemi më të fortë të gatishmërisë dhe reagimit në rast të fatkeqësive të mëdha”, ishte slogani me të cilin mbyllet njoftimi.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme