Akademia e Shkencës, Todorova , ligjeratë për historinë, debatet e Ballkanin Perëndimor

Kulturë | 3 vite më parë

Në akademinë e shkencave studiuesja e njohur Maria Todorova ka mbajtur ligjëratë për studimet e saj ndër vite kushtuar Ballkanit. Todorova u bë e njohur ndërkombëtarisht me librin e saj “Duke imagjinuar Ballkanin”, i përkthyer në të gjitha gjuhët e popujve të rajonit dhe në shumicën e gjuhëve europiane. 

Profesoreshë e sociolinguistikës, gjuhës e komunikimit në Universitetin e Ilinoisit në SHBA, Maria Todorova është pritur në  Akademinë së Shkencave në Tiranë ku edhe ka mbajtur dy ligjëratat e saj.

 Studimet për Ballkanin historia, debatet dhe vendi i Shqipërisë dhe Ballkani imagjinar 25 vjet më pas.

Ne ligjëratat e saj Todorova shpjegoi  format e shumta të Ballkanizmit në burime që variojnë nga kronikat tregtare të Venedikut të shekullit të 16-të, deri te opinionet e viteve 1990 të publikuara në New York Times dhe te dramat e përjetuara ne dy shekujt e fundit ne Ballkan.

Todororava foli edhe për proceset e  evropeizmit të gadishullit tonë problematik, raporteve ndëretnike, empative dhe simpative të tyre, perceptimit të njëri-tjetrit në kohë paqeje e konfliktesh, etj.

Vitet e fundme Maria Todorova i ka kushtuar vëmendje të veçantë historisë së ideologjive të majta në Ballkan e në Europën Perëndimore.

Todorova u bë e njohur ndërkombëtarisht me librin e saj “Duke imagjinuar Ballkanin”, i përkthyer në të gjitha gjuhët e popujve të rajonit dhe në shumicën e gjuhëve europiane.

Ky botim është cilësuar si një prej veprave themelore, me interes të jashtëzakonshëm, që lidhet me cilësinë e shkëlqyer të saj si vepër historiografike. Maria Todorova është autore e mbi 15 studimeve monografike kushtuar identiteteve në Ballkan.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme