Aksi Korçë-Ersekë, Balluku inspekton punimet: Përfundon në fillim të verës

Ekonomi | 4 vite më parë

Punimet për rrugën Korçë-Ersekë po ecin me rritme të shpejta. Zëvëndeskryeministrja, Belinda Balluku, e cila inspektoi nga afër punimet e këtij aksi deklaroi se loti i parë ka përfunduar në 99%, e ndërsa i dyti tashmë ndodhet në 77% të fazës së punimeve. Balluku tha se rruga pritet të përfundojë në qershor të këtij viti ndërsa shton do të ndihmojë edhe në rritjen e zhvillimit te turizmi, industrisë së lehtë ushqimore dhe bujqësisë të zonës.

“Pjesa e parë e lotit të dytë ka përfunduar në 99%. Ndërsa tek ky lot është realizuar 77% ecuria e projektit. Është një kantier i konsoliduar, mendohet ta dorëzojmë në qershor të 2023. Me infrastrukturën e duhur do të ketë një fluks qytetarësh që do të vijnë nga të gjitha qytetet për të vizituar Ersekën”, deklaroi Balluku.

Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme