Aksident në Sarandë–Ksamil, makina përplaset me motorin, 2 viktima dhe 2 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.
Policia bën me dije se rreth orës 03:00, një automjet tip “Mercedes Benz” nën drejtimin e një 17-vjeçari është përplasur me një motomjet “Honda” e për pasojë një 24-vjeçar italian dhe një person ende i paidentifikuar kanë humbur jetën.
Viktimat po udhëtonin me motomjet në vendin e quajtur “Hidrovor”, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me pasagjerin e tij ndodhen në spital.
“Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet,” njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




