Aksident në Tiranë/ Autobusi i Unazës përplaset me motorin, plagoset 12 vjeçari

Autobusi i linjës së Unazës ka përplasur një 12-vjeçar teksa ky i fundit ishte pasagjer në motor.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet”. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar i mituri i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo nuk është hera e parë që autobusët e transportit kryeqytetas përfshihen në aksidente. Rasti më i rëndë është ai i 27 shkurtit të këtij viti në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, ku 9 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së autobusi u përfshi në një aksident masiv duke marrë përpara 6 makina.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




