Aksidenti i rëndë në Edesa të Greqisë që i mori jetën 5 shqiptarëve, identifikohen viktimat

Aktualitet | 3 vite më parë

Janë identifikuar 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Edesa të Greqisë, që u regjistrua të martën (18 korrik). Bëhet me dije se viktima të aksidentit kanë mbetur Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazmen Brahaj, 47-vjeç.

Automjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët u përfshi në një aksident të rëndë, duke u përplasur me një kamion. Aksidenti u regjistrua në kilometrin e 87- të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, automjeti i shqiptarëve është përplasur “kokë më kokë” me kamionin.

Policia është duke hetuar rrethanat e aksidentit që çuan në vdekjen fatale të 5 shqiptarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme