Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, shoqërohet në polici 26-vjeçari që i dha makinën me qira të riut nga Shkodra

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë ku humbën jetën 7 klandestinë dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se aksidenti i ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, “si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër”  

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera policia bën të ditur se automjeti tip “Benz” që drejtonte 24-vjeçari nga Shkodra është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Për këtë arsye, policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin. 

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme