Aksidenti me autobusin shqiptar në Kroaci, 1 i vdekur! Mes 9 të plagosurve, një grua në gjendje të rëndë

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje aksidentin e rëndë që u regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare u përmbys në rrugë duke i marrë jetën një personi, teksa 9 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve “Hina”, personat e plagosur janë dërguar në spitalin e qytetetet Karlovac dhe Ogulin, ndërsa bëjnë me dije se një grua e moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas drejtorit të spitalit në Ogulin, Davor Vukelja gruaja ka pësuar dëmtime të rënda për shkak të përplasjes, ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Po ashtu plagë të rënda kanë marrë edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikuit për jetën. Ndërkohë gjendja shëndetësore e 6 personave të tjerë është e qëndrueshme.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa autoritetet kanë nisur hetimet. Sipas mediave kroate, drejtuesi i mjetit, për shkaqe ende të panjohura, është kthyer djathtas, ku është përplasur me trafikndarësen dhe më pas autobusi është përmbysur në anën e majtë të rrugës.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:43 në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Për pasojë humbi jetën një 41 vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjer ne autobus.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




