Aksidenti tragjik me 43 viktima në Greqi, mijëra qytetarë ngrihen në protesta pas katastrofës

Rajon | 4 vite më parë

Protestat kanë shpërthyer në Greqi pas aksidentit hekurudhor që vrau 43 persona, teksa shumë persona mendojnë se ai ishte një aksident që pritej të ndodhte.

Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, komrajpania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë. Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas incidentit, në të cilin një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë në një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “gabimi tragjik njerëzor” shkaktoi katastrofën. Përgjegjësi i stacionit, një 59-vjeçar në Larisa është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ai ka mohuar akuzat, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik.

Anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet, me paralajmërime të përsëritura për këtë gjatë shumë viteve.

Në protestë dhe zi, punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të bëjnë grevë të enjten për atë që ata thonë se është neglizhencë zyrtare e hekurudhave.

“Dhimbja është kthyer në zemërim për dhjetëra kolegë dhe bashkëqytetarë të vdekur dhe të plagosur. Mos respekti i treguar ndër vite nga qeveritë ndaj hekurudhave greke çoi në rezultatin tragjik”, thuhet në një deklaratë të sindikatës së punëtorëve për të shpallur grevën.

Ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë për “dështimet e gjata” të autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të.

“Drejtori i stacionit i arrestuar nuk duhet të paguajë çmimin për një sistem të tërë të sëmurë. Ky është një aksident i papranueshëm. Ne e dimë këtë situatë për 30 vjet”, shtoi ai./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme