Aksion kundër piraterisë televizive, Europol bllokon 300 servera

Aktualitet | 3 vite më parë

Shitja e pronës intelektuale pa të drejtën e autorit konsiderohet vepër penale që dënohet nga gjobë deri në burg. Megjithatë përtej kësaj, format e piraterisë televizive nuk mungojë, madje gjejnë mënyra të ndryshme për të shkelur ligjin, një fenomen që prek të gjithë botën.

Në luftimin e piraterisë televizive, Europol ka zhvilluar një operacion ku janë bllokuar mbi 300 servera, ndërsa personat përgjegjës janë vënë në pranga.

Ky operacion konsiderohet si më i madhi i zhvilluari nga Europol, ku pjesë e bashkëpunimit ka qenë edhe Shqipëria, ku janë bllokuar operatorët ilegalë që piraterojnë kanalet televizive.

Në Shqipëri, Europol ka bashkëpunuar me institucionet AKEP dhe AMA, të cilët kanë dhënë informacione duke iu bashkuar operacionit për të goditur piraterinë televizive.

Operacioni është shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kanalet e pirateruara janë mbyllur në mbrojtje të interesit publik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme