Aksioni i Policisë Rrugore, 503 parakalime të gabuara në 48 orë

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia rrugore ka ndërmarrë një aksion monitorimi në akset rrugore nacionale dhe urbane përmes mjeteve inteligjente shpejtësimatëse dhe dronëve.

Si rezultat i monitorimeve me dron, gjatë 48 orëve të fundit në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet 503 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3.000 deri në 5.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë monitorimeve janë evidentuar 703 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara. Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative 1.000–4.000 lekë të rinj, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Ndërsa në 51 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara nga 703 raste në total drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje deri në 8 pikë nga patenta.

Monitorimet do të vijojnë intensivisht në ditët në vazhdim, ndaj Policia Rrugore apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme