Aksioni kundër kanabisit, Balla: Kultivimi, burim financash për organizatat kriminale që duhet shuar përfundimisht

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e gjerë anti-kanabis të zhvilluar nga Policia në Krujë, Lezhë, Shkodër dhe Tropojë.
Në një postim në Facebook, Balla shpreh vendosmërinë për të vijuar luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Sipas Ballës, kultivimi i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, teksa thekson se “duhet shuar përfundimisht”.
“Lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, i cili duhet shuar përfundimisht”, shkruan Balla.
Në operacionin e Policisë u përfshinë 7000 punonjës policie dhe 90 dronë, ndërsa janë asgjësuar në total 24 220 bimë kanabis.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




