Aktiviteti muzikor teatral “Rrënjët”, motrat Shalari sollën pjesë nga repertori i muzikës shqiptare

‘’Rrënjët” ishte koncerti muziko-teatral i interpretuar nga motrat Blerina dhe Alda Shalari që mbushi sallën e teatrit “Zihni Sako “ mbrëmjen e djeshme ku bënë që artëdashësit të kalonin një natë me mbresa të bukura me muzikë shqiptare dhe teatër muzikor .
“Ishte një kënaqësi që na u dha rasti të ishim sot në qytetin tonë të origjinës , rikthimi tek fëmijëria, të rrënjët tona na bëjnë të kujtojmë kohën kur ishim të vogla. Emocion i madh për ne, në mundësinë e parë që do të na jepet do të vimë përsëri në këtë sallë për të mbajtur koncertin e radhës” shprehen motrat Shalari.
I pranishëm në koncertin muziko-teatral ishte edhe aktori i teatrit kombëtarë Dritan Borici ku performoi një pjesë në rolin e Homerit . Për Boricin duartroktitjet e spekatorëve bënë që të ndihej më mirë së në shumë skena të tjera.
Koncerti muziko-teatral” Rrënjët “erdhi për herë të parë në skenën e Teatrit “Zihni Sako “ ku dha emocione të veçanta për artdashësit Gjirokastritë.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




