AKU gjobit me 1.7 mln lekë 8 subjekte: Përdorën vaj palme, konservantë dhe niseshte

Aktualitet | 4 vite më parë

8 subjekte të shpërndarjes me shumicë të produkteve ushqimore dhe “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij”, janë gjobitur me 1.7 milionë lekë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Gjithashtu janë bllokuar 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum, të këtyre subjekteve.

Inspektimet u bënë gjatë muajit shkurt, ku nga 21 kontrolle të subjekteve  8 prej tyre rezultuan për mosrespektim të rregullave, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungesë etiketimi.

Sipas AKU gjatë kontrolleve këto subjekte u gjobitën për “përdorimin e vajit të palmës, konservantëve, aditivë ushqimorë dhe niseshtesë”.

Për shkeljet e konstatuara të AKU-së vendosën 11 masa administrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme