Akujt në Antarktik në nivelin më të ulët rekord

Sipërfaqja maksimale e akujve në Antarktik në vitin 2023 ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve satelitore në vitin 1979, tha të martën Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin e SHBA-së (NSIDC), shkruan ATSH.
Shkencëtarët e NSIDC-së thanë se më 10 shtator akulli i detit Antarktik ka të ngjarë të ketë arritur një sipërfaqe maksimale prej 16,96 milionë kilometra katrorë, më shumë se 1 milion kilometra katrorë nën shkallën maksimale, një nivel rekord i regjistruar në 1986.
Sipërfaqja e akullit përcaktohet si zona totale në të cilën përqendrimi i akullit është të paktën 15%.
“Matjet e publikuara janë vetëm një zbulim paraprak, që do të rishikohen pasi kushtet e vazhdueshme të dimrit mund të rrisin më tej shkallën e akullit”, tha NSIDC.
Një analizë përfundimtare pritet të publikohet në fillim të tetorit.
( Marrë nga ATSH )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




