Akuza për korrupsion, Gjykata urdhëron paraburgimin e ministrit ukrainas

Gjykata ukrainase ka urdhëruar marrjen në paraburgim të Ministrit të Bujqësisë, Mikola Solski (Mykola Solskyi).
Solski , po përballet me akuza për përfshirje të supozuar në blerjen e paligjshme të tokës në pronësi të shtetit.
Vetë Solski ka mohuar akuzat, të cilat lidhen me ngjarjet përpara se të bëhej Ministër i Bujqësisë. Ministri dha dorëheqjen nga detyra një ditë më parë (25 prill).
Solski është ministri i parë i njohur nën qeverinë e presidentit Volodimir Zelenskit që dyshohet si i përfshirë në një rast korrupsioni.
Gjykatësi tha se Solski do të qëndrojë në paraburgim deri më 24 qershor. Ndërsa Prokurorët gjatë seancës jyqësore të mbajtur të enjten, u shprehën se me akuzat që i rëndojnë, mund të dënohet deri në 12 vjet burg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




