Akuza për racizëm në familjen mbretërore, letra patentë e mbretit George V mbi titullin mbretëror

Botë | 6 vite më parë

Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, dukesha e Sussex, Meghan Markle, tha se gjatë kohës kur ishte shtatzënë, në familjen mbretërore kishte shumë biseda rreth statusit të djalit të saj, duke përfshirë edhe titullin që ai do të merrte.

“Ata po thoshin që nuk donin të ishte një princ ose princeshë, ndërkohë që në protokoll thuhej ndryshe”, qe shprehur ajo.

Tani të gjithë të interesuarit dhe shumë të tjerë, dëgjuan variantin “Meghan” të historisë, që  sipas dukeshës ajo dhe i shoqi, Princ Harry, u larguan nga familja mbretërore, sepse ajo tregohet e ftohtë ndaj atyre që bëhen pjesë e familjes për shkak të martesave, i injoron thirrjet e tyre për ndihmë dhe përhap të pavërteta rreth tyre.

Por akuza që provokon më tepër dhe shkakton si mosbesim dhe tmerr  ishte kjo e fundit për racizëm. 

Se çfarë e motivoi Meghanin për ta bërë publike këtë akuzë gjysmë anonime, vetëm ajo e di. Ajo do t’i ketë llogaritur pasojat jo vetëm për marrëdhëniet breda familjes, por edhe për reputacionin e familjes mbretërore në botë.

Por, çfarë thotë protokolli mbretëror?

Rregullat për atë se kush mund të jetë princ dhe kujt mund t’i referohen me,  lartësia e tij mbretërore (HRH) vijnë nga një letër patentë lëshuar nga mbreti George V në nëtor 1917.

Në këtë letër patentë, George V deklaroi se stërnipërit dhe stërmbesat e monarkut nuk do të ishin më princa apo princesha, përveç djalit të madh të djalit të madh të Princit të Uellsit.

Në situatën tonë aktuale, kjo do të thotë që Princi George u bë automatikisht një princ, por jo Archie, edhe pse të dy janë stërnipër të Mbretëreshës.

Sipas këtij protokolli, vëllezërit e motrat e Princit George,  Charlotte dhe Louis, nuk do të kishin marrë titullin.

Por në dhjetor 2012, Mbretëresha lëshoi gjithashtu një letër patentë ku thuhej se të gjithë fëmijët e Princit William do të kishin të drejtë të ishin princa ose princesha dhe të merrnin titullin mbretëror.

Po titulli i Archie?

Sipas letrës së vitit 1917, Archie ka të drejtë të bëhet një princ,  por jo akoma.

Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të duhej të prisnin derisa Princi Charles të bëhej mbret, në atë moment ata do të ishin nipërit e mbesat e monarkut dhe kështu do të kishin të drejtë të ishin princër ose princesha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme