Akuzat e Izraelit, Guterres takim në Nju Jork me donatorët kryesorë të UNRWA

Botë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,Antonio Guterres  do të takohet këtë të martë në Nju Jork me “donatorët kryesorë” të agjencisë palestineze të refugjatëve (Unrwa), 12 punëtorët e së cilës akuzohen se janë përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor.

“Në nivel personal, sekretari i përgjithshëm është i tronditur nga akuzat kundër punëtorëve të Unrwa,” tha Stephane Dizaric, përfaqësuesi i Antonio Guterres.

“mesazhi i tij për donatorët, veçanërisht ata që kanë pezulluar kontributet e tyre, është që të paktën të sigurojnë që agjencia të vazhdojë të funksionojë ndërsa ne kemi dhjetëra mijëra staf të përkushtuar që punojnë në rajon”, deklaroi Dizaric.

Guterres u takua mëngjesin e së hënës “me përfaqësuesen e përhershme të SHBA-së në OKB”, ambasadoren Linda Thomas-Greenfield dhe do të ketë një takim në Nju Jork me donatorët kryesorë të UNRWA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme