Akuzat për inceneratorët/ Gjiknuri: Të njihesh me një njeri që është në kërkim, nuk është fajësi

Damian Gjiknuri ka pranuar njohjen me Klodian Zoton (i shpallur në kërkim), një prej aksionerëve të kompanive fituese të kontratave koncensionare për trajtimin e mbetjeve.
Në një deklaratë për media, në pasimin e detyrës së tij si Sekretar i Përgjithshëm i PS te Blendi Klosi, Gjiknuri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe njohjen me Zoton.
Sa i përket pyetjes mbi dy rezervime hotelesh nga Zoto, Gjiknuri theksoi se kanë qenë zyrtare. Ai shtoi se në këto dy udhëtime shoqërohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj (në kërkim ndërkombëtar nga SPAK).
“Nuk kam asnjë lloj përfitimi nga personat në fjalë.
Udhëtimet e mia janë zyrtare, ato dy episode nuk kanë lidhje fare, janë udhëtime zyrtare, ka dokumentacion zyrtar. Të njohësh dikë, të takohesh me një njeri që është në kërkim sot, nuk është fajësi.
Zyrtarët janë përgjegjës kur vendimmarrjet e tyre kanë konflikt interesi, dhe vendimmarrja ime nuk ka sjellë përfitime për këta persona.
Dy udhëtimet e mia janë zyrtare me kolegun tim Arben Ahmetajn duke shkuar në SHBA”, tha Gjiknuri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




