Akuzat për sulmin në Belgorod/ SHBA: Nuk kryejmë operacione të tilla brenda vendeve të tjera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj akuzave se armët e tyre të dërguara në Ukrianë janë përdorur në sulmin në Belgorod.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, akuzat që qarkullojnë se në Belgorod janë përdorur në sulmin brenda territorit rus, janë krejt të pavërteta dhe Uashingtoni nuk inkurajon apo mundëson sulme brenda Rusisë.
Moska deklaroi sot se kishte shpartalluar dhe vrarë dhjetëra “nacionalistë ukrainas” që sipas saj, kishin kaluar në rajonin e Belgorodit të Rusisë nga Ukraina pas dy ditësh luftime, në atë që dukej të ishte një nga inkursionet më të mëdha të këtij lloji të luftës 15-mujore mes dy vendeve.

Luftimet e detyruan Rusinë të evakuojë qytetet përgjatë kufirit me Ukrainën verilindore, transmeton AlJazeera.
Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin, të cilin Kievi e ka mohuar. Dy grupet që morën përgjegjësinë e përshkruajnë veten si disidentë të armatosur rusë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




