Akuzohen se do kryenin atentat në Elbsasan, Gjykata lë në burg kunatin e Alibejt, Preçi 60 ditë pas hekurave

Aktualitet | 4 vite më parë

Kanë dalë sot (23 shkurt) përpara gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, dy të akuzuarit për përgatitjen e atentatit të dështuar në Elbasan. Sipas informacioneve, bëhet me dije se gjykata vendosi burg me afat për Arsen Preçin, masë e vendosur për 60 ditë, dhe ka lënë në burg kunatin e Erion Alibejt, Arben Spahiu.

Dy të arrestuarit, Arben Spahiu 53-vjeç dhe Arsen Preçi 44-vjeç, kanë mohuar më herët akuzat e Policisë së Elbasanit për përgatitjen e atentatit dhe pronësinë e automjetit, brenda të cilit u gjetën armë dhe benzinë, ku dyshohej se do vrisnin kundërshtarin e tyre Elton Kila, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”, i cili më parë i kishte shpëtuar 4 atentave.

Të arrestuarit Arben Spahiu (burri i motrës së Erion Alibejt) dhe miku i tij, Arsen Preçi dyshohet se po planifikonin të finalizonin ekzekutimin e kundërshtarit të tyre Elton Kila, ku me mjetin tip “BMW X6”, kishin planifikuar ta qëllonin 43-vjeçarin brenda në automjet.

Në momentin kur ishte parashikuar të kryhej atentati, Kila ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit së bashku me fëmijët e tij, por prezenca e policisë në zonë ka bërë që dy autorët të largohen duke lënë automjetin së bashku me armët dhe municionet në zonën e njohur si “ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Arsen Preçi ka hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit, brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme