AKVMB sugjeron masa për mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga karkaleci

Ekonomi | 3 vite më parë

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) njoftoi fermerët në lidhje me masat e marra për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga karkaleci.

Referuar rasteve të shfaqjes së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore në zonën e Belshit dhe Divjakës, nga vrojtimi në terren nga ana e ekspertëve të mbrojtjes së bimëve u shpreh shqetësimi se në kushte të veçanta mund të marrë formën e një pandemie, duke shkaktuar dëme në parcelat bujqësore. Është viti i dytë që ky insekt shfaqet në të njëjtat zona, duke krijuar kështu një habitat të tij. 

AKVMB nëpërmjet drejtorive rajonale që prej vjeshtës së kaluar, ka njoftuar fermerët për masat që duhet të merren për të ulur infeksionin në zonat e identifikuara një vit më parë. 

AKVMB ka krijuar një hartëzim të zonave të prekura nga karkaleci. Sipas saj rezulton se në zonën e bashkisë së Belshit rezulton e infektuar një sipërfaqe prej 1100 ha dhe në zonën e bashkisë Divjakë 1000 ha. Rreth 10 % e kësaj sipërfaqeje totale, ka vatra të fazave larvare të ndryshme, nga stadi i parë deri në të katërtin. 

AKVMB njofton se ka përpiluar një plan emergjence për të ndërhyrë, duke zbatuar me përpikëri protokollet e luftimit të këtij dëmtuesi.

Koha për të kryer ndërhyrje është në datat 15 – 20 qershor. Ndërhyrja në këtë periudhë jep efektin e duhur për ta luftuar dhe për të ulur infeksionin jo vetëm për këtë vit, por edhe në vitet e ardhshme, njofton AKVMB.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme