Al Jazeera akuzon Izraelin se ka “shënjestruar” dy prej gazetarëve të saj të vrarë në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Tre gazetarë janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Khan Yunis, qyteti jugor në Gaza.  Mustafa Abu Thraya reporter i AFP-së dhe Hamza Dahdouh, djali i gazetarit palestinez Wael Al-Dahdouh i cili është në krye të zyrës mediatike të Al Jazeera në Rripin e Gazës. Ky i fundit në tetor 2023 humbi gruan dhe dy fëmijët gjatë bombardimeve izraelite në kampin e Al Nuseirat. Wael Al-Dahdouh po raportonte nga spitali mbi kur mësoi se shpërthimi kishte vrarë dhe pjesëtarët e familjes së tij.

Supas raportimeve tw Times of Israel , thuhet se në një sulm ajror izraelit sot në Gazën jugore, humbi jetën edhe Ali Salem Abu Ajwa, nipi i Sheikh Ahmed Yassin, i cili themeloi Hamasin në Gaza në vitin 1987 dhe ishte udhëheqësi shpirtëror i tij deri sa ishte Vritet nga Izraeli në 2004. Abu Ajwa, sipas disa burimeve, ka punuar si gazetar në Gaza, shkruan portalin izraelit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas, ka përditësuar numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

 Në një deklaratë zyrtare autoriteti palestinez bën me dije se për shkak të sulmeve të pamëshirshme të Izraelit numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 22,835.

Po ashtu, Hamas bën me dije se numri i palestinezëve të plagosur ka shkuar në 58.416.

Më shumë se 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur njërën ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Vijojnë përpjekjet për hapjen e një raundi të ri diplomacie për Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Jordani pas takimit me Presidentin turk Erdogan ku mori garancitë se Turqia se roli i saj pas luftës në Gaza do të jetë pozitiv.

Të paktën 16 personave kanë vdekur gjatë natës nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa 15 të tjerë raportohet se u plagosën. Kështu bën më dije agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Një sulm tjetër izraelit vrau gjashtë persona në Jenin, Bregu Perëndimor. Kjo është bërë e ditur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor.

“Një bombardim izraelit i një grupi qytetarësh ka vrarë gjashtë persona.” Të paktën 327 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i konfliktit, sipas një raporti të Autoritetit Palestinez.

Qyteti i Jeninit dhe kampi i tij i refugjatëve kanë qenë skena e bastisjeve të përsëritura. Dhe një arabo-izraelit u vra nga të shtënat në Ramallah.

Rreziku i përshkallëzimit mbetet shumë i lartë në Liban. Hezbollahu mori përgjegjësinë për lëshimin e rreth gjashtëdhjetë raketave në veri të Izraelit si një “përgjigje fillestare” ndaj vrasjes së liderit Arouri. Përgjigja izraelite ishte e menjëhershme.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se dy gazetarë u vranë në një sulm izraelit në territorin palestinez. Janë Moustafa Thuraya, një reporter për agjencinë e lajmeve AFP, dhe një gazetar tjetër Hamza Wael Dahdouh, djali i Wael Al-Dahdouh, gazetari palestinez që drejtoi zyrën e Al Jazeera në Gaza dhe që humbi gruan e tij në tetor dhe dy të tjerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme