Alarmi i ISHP për fruthin, Bino: Bie vaksinimi, Tirana qyteti më problematik

Bumi turistik që po kalon vendi, bashkë më përfitimet, sjell me vete edhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.
Shefja e kontrollit të këtyre sëmundjeve në ISHP, Silva Bino thotë se mbulesa vaksinale me një dozë e Fruth-Rubeolës ka rënë në 89% duke e vendosur Shqipërinë në rrezik potencial të përhapjes së kësaj sëmundje
Fruthi lë pasoja të parikuparueshme në shëndet duke shkaktuar deri edhe vdekje.
Bino u drejtohet prindërve që po shtyjnë kohën e vaksinimit se po rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre.
Mbi 225 raste dhe 6 humbje jete për shkak të komplikacioneve u shënuan ne vitin 2018, një bilnac ky që e rreshtoi Shqipërinë ndër 6 vendet e Europës për nga numri i lartë i të prekurve.
Sonila Mlloja
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




