“Albania 1” dhe “Albania 2”/ Balluku: Objekti kryesor është monitorimi i territorit

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në fjalën e saj në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”, deklaroi se Shqipëria është në vendin e dytë në rajon që ka kostelacionin e saj të satelitëve në hapësirë. Balluku u shpreh se përfitimet nga ky projekt strategjik për Shqipërinë do të jetë maksimale, pasi sikurse theksoi ajo, objekti kryesor është monitorimi i territorit, sigurimi dhe ofrimi i qasjes në të dhënat e regjistruara nga satelitët.

“Realizimi i shërbimit satelitor në Shqipëri është një tjetër sfidë me të cilën jemi përballur me kënaqësinë më të madhe.

Republika e Shqipërisë do të përfitojë maksimalisht nga ky projekt strategjik. Vizioni i qeverisë për realizimin e këtij projekti ka bërë të mundur kapërcimin thelbësor në qasjen e informacionit gjeo-hapësinor, për të mbledhur informacion për tokën, ujin, detin, ajrin, informacion me vlerë për të gjithë sektorët që ne sot zhvillojmë.

Objekti kryesor është monitorimi i territorit, sigurimi dhe ofrimi i  qasjes në të dhënat e regjistruara nga satelitët.

Shërbimi satelitor do t’i mundësojë qeverisë shqiptare, autoritet të plotë menaxhimi mbi informacionin e përfituar nga shërbimi. Dhe qëllimi është sigurimi i të dhënave për trajtimin e nevojave të institucioneve përfituese”, tha Balluku.

Ministrja u shpreh se me lançimin e dy satelitëve shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2” në 3 janar 2023, Shqipëria u bë vendi i dytë në rajon që ka kostelacionin e saj të satelitëve në hapësirë, duke u bërë pjesë e ekonomisë së re të hapësirë, duke zhvilluar përfshirjen e saj në komunitetin hapësinor, përmes shfrytëzimit të fuqisë së imazheve satelitore me rezolucion të lartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme