Alfred Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit të PD

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike Alfred Rushaj, ka vendosur të heqë dorë nga mandati. Bëhet me dije se ai do ta dorëzojë mandatin zyrtarisht në Kuvend ditën e nesërme (08 nëntor), ndërsa arsyeja lidhet me motive personale.

Ai e mori mandatin në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa ka mbajtur për disa muaj edhe detyrën e kreut të Grupit parlamentar të PD, nga muaji gusht i vitit 2021, deri në janar të këtij viti.

Ai u dorëhoq nga kjo detyrë, ndërsa në krye të Grupit Parlamentar të PD-së u vendos më pas Enkelejd Alibeaj.  

Rushaj ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme si Zëvendës Ministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme