Alibali: Serbia ka arritur të përfitojë 60 përqind të garantëve të BE

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Neritan Alibali i ftuar në  “3D” deklaroi se për shkak në aftësisë që ka Serbia, gjithmonë ka arritur të thith më shumë fonde nga BE.

“Nga gjithë donacionet që ka bërë BE-ja në Ballkan, 60% të projekteve i ka marr vetëm Serbia sepse ka ditur të thithi projekte dhe 40 % ndahen ne vendet e tjera të rajonit”, deklaron ai. 

Sipas tij, situata e krijuar me luftën në Ukrainë ka bërë që BE-ja ta shikoj rajonin tonë si një hapësirë që duhet të dominoj shteti ligjor dhe i së drejtës.

“Është fakt që Evropa pas situatës në  Ukrainë, po e shikon Ballkanin  e hapur si një hapësirë gjeostrategjike ku një hapësirë që është urgjente të sundoi shteti ligjor”, tha ai.

Sipas tij, tregu i përbashkët i rajonin tonë është shumë larg standardit të tregut të përbashkët të BE-së, ndaj sot janë  alokuar 6 miliard euro që të përafrohen standardet e kërkuar.

“Nevoja për të bërë reforma të thella në tregun e Ballkanit të Hapur që ti përafrojë standardet e tregut të përbashkët evropian. Ndaj sot u dhanë 6 miliard euro që të përgatiten këto vende , në kujdesin e SHBA-së dhe BE-së, për të arritur që të futen në tregun e përbashkët evropian”, deklaroi Alibali .

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme