Alibali: SPAK në mors, një palë e heroizojnë, të tjerët e terrorizojnë

Analisti Neritan Alibali i ftuar në emisionin “3D” në RTSH është i mendimit që komentet për SPAK-un që Kryeministrit Rama, bëri ditën e Kongresit të PS-së, përpiqet të frenojnë drejtimin që ka marr ky institucion.
Sepse sipas tij, duke të kemi parasysh që këtë deklaratë e bënë njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri, shefi i ekzekutivit apo shefi i pushtetit legjislativë që ka shumicën parlamentare në Parlament duket si një kërcënim ndaj drejtësisë.
Ndaj në këtë kontekst ai theksoi se, nëse ekspertët , opinioni publik apo specialistët , organizatat apo Institucionet e ndryshme që studiojnë sistemet demokratike do ta ngrinin zërin për krijimin e një republike Republike të prokurorëve dhe të gjykatëseve , atëherë kjo do ishte normale dhe duhet të binin kambanat e alarmit.
“Ndërsa Kryeministri ka dhe gurin dhe arrën sepse ai mund të ndryshoi ligjet ka kontrollin parlamentar ndaj gjithë institucioneve të shtetit apo kontrollin parlamentar ndaj institucioneve të drejtësisë. Dhe këto paralajmërime përpiqen të frenojnë atë drejtim që ka marr SPAK. Dua të them që sot SPAK është në mors, një palë e heroizojnë dhe pala tjetër e kriminalizon”, theksoi Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




