Alibeaj akuzon: Berisha e Veliaj janë ortakë politik dhe ekonomik

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike aludon për bashkëpunim politik dhe ekonomik mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për median Alibeaj thotë se Berisha e Veliaj ditën bëjnë sikur zihen ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit.

“Që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.

Si ka mundësi  që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj? Përgjigjia është shumë  e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik,“ thuhet në deklaratën e sotme.

Alibeaj thotë se Berisha “njeriu i padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë” po përdor oborrin e tij politik e mediatik të mbrohet. 

Jo vetëm kaq ,Alibeaj thotë se po sulmohet vetëm se ka ngritur pyetjen se ku i gjen paratë i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike? 

“E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon lllogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar. Janë të gjithë në radhë për SPAK”

Partia Demokratike i ka dërguar dje një ankesë AMA-s dhe KQZ-së lidhur me përdorimin e emrit dhe simboleve të saj për Sali Berishën dhe kandidatët e tij nga disa media.

PD thotë se kjo sjell keqinformim dhe një raportim jo të drejtë të informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve.

Teksa i kërkon AMA-s dhe KQZ të marra masat e menjëhershme, PD kërkon nisjen e një hetim administrativ për garantimin e informimit objektiv të qytetarëve.

Po dje PD ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që në fletën e votimit të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme