Alibeaj-Berishës: Je shkaktari i përçarjes dhe prodhimit të këshilltarë të LSI me votat e demokratëve

Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratës së Sali Berishës se “Luzlim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë më vend në PD”.
Alibeaj tha se Berisha është shkaktari i përçarjes së opozitës dhe se për faj të tij sot janë prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve .
Për Alibeajn bashkëpunimi Berisha-Meta është dhe arsyeja pse patën një humbje aq të thellë në zgjedhjet e 14 majit.
“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.
Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak.
Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Alibeaj.
Më herët Sali Berisha tha se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk duhet të jenë pjesë e PD pasi janë bashkëpunëtorë të Ramës dhe se janë të vetmit që nuk kanë mbështetur kandidatët e primareve në zgjedhjet e 14 majit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



