Alibeaj: Dalja me 1 kandidat në interes të demokratëve. Bardhi: S’mund të jap detaje nga takimi me Palokën

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, u shpreh përballë mediave se nevoja për t’i dhënë fund regjimit të Ramës, do të duhet të çojë në daljen me 1 kandidat të përbashkët nga PD-ja.

Sipas tij, dalja me 1 kandidat është në interesin e demokratëve, në mënyrë që ai të jetë fitues në zgjedhjet vendore.

“Demokratët duan një kandidat fitues. Mënyrat janë pafund dhe ato mund të gjenden me dashamirësi dhe vullnet.”- deklaroi Alibeaj.

Nga ana e tjetër edhe Gazment Bardhi, i caktuar si negociator nga grupi parlamentar i PD-së, nuk ka dhënë shumë detaje për takimin me Edi Palokën të grupit të “Rithemelimit” të PD-së, por ka nënvizuar vetëm se “takimi ishte konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi”.

Bardhi ka refuzuar të japë detaje, pasi gjërat, sipas tij, janë ende në proces bisedimesh, por ka siguruar se “takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi, për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve”.

“Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Ramën. Këtë proces e dëmton vetëm njëanshmëria.”- deklaroi Bardhi përpara mediave.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme