Alibeaj: Misioni ynë të ruajmë të djathtën, kemi mbështetjen e SHBA dhe BE

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, tha se misioni i tyre është ruajtja e së djathtës.
Sipas Alibeajt, partitë e majta në vend janë bashkuar, duke lënë si alternativa për qytetarët që të zgjedhin “mes të majtës, komunistëve të Marko Dajtit apo Ilir Metës”. Për Alibeajn, e djathta përfaqësohet vetëm nga ata, teksa shtoi se kanë edhe mbështetjen e SHBA dhe BE.
“Duhet të nxjerrim në pah ato që janë vlerat e rëndësishme që na bëjnë të rezistojmë dhe na japin energji për të vazhduar më tej. Njëra anë është ruajtja e PD, vlerave të PD rreth së cilës prej 32 vitesh të parët tanë kanë qenë të bashkuar për të ruajtur Shqipërinë. Ruajtja e së djathtës, panorama politike sot është e tillë ku të gjitha të majtat janë bërë bashkë dhe do duan që qytetarëve ti japin alternativë mes të majtës, komunistëve të Marko Dajtit apo Ilir Metës që deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë. E djathta do përfaqësohet vetëm nga PD, vetëm nga ne. Kemi mbështetjen e Perëndimit dhe nuk është pak që një parti si e jona të ketë mbështetje të saj Perëndimin”, tha Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




