Alisson e bën dramë, Arsenali mposht Liverpool-in

Angli | 3 vite më parë

Në atë që ishte padyshim dueli më i spikatur i javës së 23-të të Premier Ligës Angleze, Arsenali ka arritur në fushën e vet të mposhtë Liverpulin me shifrat 2-1. Një fitore me peshë për Arsenalin, i cili mundi kështu kryesuesen e renditjes, një rezultat që rrezikon të përmbysë tabelën e Premier Ligës. “Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 14-të,teksa  është Saka që nuk gabon, duke firmosur për 1-0 për londinezët. Megjithatë, para pushimit, miqtë barazuan, teksa një top në thellësi për Luis Diazin, solli autogolin e Gabrielit, i cili i dhuroi barazimin 1-1 skuadrës së trajnerit Jurgen Klop në rastin e fundit të pjesës së parë.

Megjithatë, skuadra e homologut Mikel Arteta rigjeti epërsinë në mesin e pjesës së dytë, kur nga moskuptimi i jashtëzakonshëm mes qendërmbrojtësit Van Dajk dhe portierit Elison, përfitoi Martineli, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë me portën bosh, për t’i çuar shifrat në 2-1 për vendasit. 

Të besuarit e Klopit tentuan për të barazuar, por në finale mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Konatés me karton të kuq dhe Trosardi vijoi ta vuloste fatin e ndeshjes në minutën e 92-të, me një depërtim të gjatë vetjak, të përfunduar me një gjuajtje me të majtën që kaloi mes këmbëve të Elisonit.

Arsenali buzëqesh, teksa është tani vetëm dy pikë pas Liverpulit, që rrezikon kreun, pasi Mançester Siti i Pep Guardiolës është 5 pikë prapa, por ka luajtur dy ndeshje më pakdhe përballet me Brentfordit të hënën.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme